​Pentagoni: Nuk kemi dijeni nëse
prijësi i terroristëve të ISIS ka vdeku

​Pentagoni: Nuk kemi dijeni nëse<br />prijësi i terroristëve të ISIS ka vdeku
Komandanti i forcave të koalicionit në Irak thotë se uron që udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdati të ketë vdekur. Ai thotë se pavarësisht nëse udhëheqësi terrorist është i gjallë apo jo, lufta në Irak për të rimarrë të gjitha territoret nga grupi terrorist është shumë larg fundit.
 
Duke folur për shtypin përmes lidhjes satelitore nga Baghdati, gjenerali Stephen Townsend tha se nuk është i sigurtë për fatin e drejtuesit të grupit terrorist.
 
“Nuk e kam idenë. Nuk e di nëse është i gjallë apo i vdekur. Nuk e di se ku ndodhet po të ishte i gjallë apo ku është trupi i tij po të ishte i vdekur.”
 
Gjenerali beson se nëse Baghdadi është i vdekur, kjo do të thotë se dikush po e drejton ISIS-in dhe për të ruajtur moralin e grupit nuk po bëhet e madhe vdekja e tij.
 
Ai thotë se nuk ka parashikuar ndonjë ndryshim në nivelin e trupave në Irak për momentin ndërsa shprehu besimin se Shtetet e Bashkuara, Iraku dhe anëtarë të tjerë të koalicionit ishin pranë arritjes së një marrëveshjeje që siguron praninë e vazhdueshme në terren edhe pasi të gjitha zonat e Irakut të spastrohen nga Shteti Islamik./VOA

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi