Kur merr përsipër të heqësh paralele në situata të ndryshme duke përmendur filozofë apo shkrimtarë, bën mire që të dish sesi quhen realisht.

Por ja një situatë groteske sot në parlament ku duket hapur se jo vetëm vepra nuk është lexuar, por as emri nuk i është mësuar korrekt.

Deputetja demokrate Albana Vokshi teksa përmend disa personalitete të shquara botërorë, njërit prej tyre nuk di t’i shqiptojë mirë as emrin. Emrin e Milan Kundera, shkrimtarit çek që më pas jetoi si një francez i natyralizuar, Vokshi e shqipton Kundura.

Duke e dëgjuar sesi tingëllon teksa ajo e shqipton, Vokshi minimalisht duhet të kishte marrë informacion korrekt mbi shkrimtarim me famë botërore para se të lexonte fjalimin që po jua sjellim me video.

Por për Vokshin, shprehjet e ‘Kundurës’ Rama i përdor për t’ua shpëlarë trurin shqiptarëve.

(d.b/Shqiptarja.com)