Përçahen shqiptarët në Maqedoni
2 aleanca për zgjedhjet e ardhshme
Në zgjedhjet lokale të 15 tetorit dy Aleanca për Shqiptarët do të kërkojnë votën e qytetarëve. Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Zijadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK). Palët e konfliktit akuzojnë njëra tjetrën për interesa personale.
Në zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Mqedoni duket se dy Aleanca për Shqiptarët do të kërkojnë votën e qytetarëve.
Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Zijadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK). Palët e konfliktit akuzojnë njëra tjetrën për interesa personale.
Nga partia Aleanca për Shqiptarët akuzojnë RDK-në dhe Unitetin për përçarje të votës shqiptare.
“Është një tendencë jo njerëzore e dy personave që përfaqësojnë dy subjekte të ashtuquajtura politike, të ndihmuara nga shumë subjekte dhe organe tjera. Tentativa kryesore është që të përçahet vota e shqiptarëve, të krijohet konfuzion dhe amulli me qëllim që të ndalet përqafimi që shqiptarët i bëjnë Aleancës për Shqiptarët. Realisht ky nuk është sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët por është sulm ndaj shqiptarëve”, deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.
Aziri shton se subjekti të cilit ai i takon do të ndërmerr masa juridike deri tek Gjykata Administrative dhe KSHZ-ja. Ndërkohë Vesel Memedi i RDK-së, pjesë e Koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet lokale Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK) thotë se me partinë Uniteti posedon marrëveshje që koalicioni nga zgjedhjet parlamentare të vazhdojë edhe në zgjedhje lokale.
“Nga ana ime dhe e Gëzim Ostrenit ka pasur një marrëveshje që sido që të vendos LR PDSH, të mbetet ose të largohet, ne mbetemi si koalicion dhe vazhdojmë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet lokale. Prandaj nuk kemi çfarë të shtojmë. Është shumë e qartë se dhe e precizuar: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe ashtu do të garojmë në zgjedhjet lokale dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Logo dhe ngjyra janë të njëjta ashtu si të zgjedhjet parlamentare”, deklaroi Vesel Memedi, kryetar i RDK-së
Sipas “Alsat M” deri tek Komisionet Komunale Zgjedhore dy Aleancat janë të regjistruara, njëra si subjekt dhe tjetra si koalicion. /alsat
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?
-
Shumë
26%
-
Pak
40.5%
-
Aspak
33.5%
Vota total: 1300
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Politika s’ka moral, por kjo jona s’ka edhe logjikë
27 Korrik, 22:36
-
'Më kapi për fyti ...', shqiptarja denoncon ish-bashkëshortin grek në polici
27 Korrik, 22:35
-
Skënder Minxhozi: Kompromisi më i çuditshëm, mbaje qeverinë, më ler shef të opozitës
27 Korrik, 22:30
-
Rikthehet Festivali i Porto Palermos, 12 netë magjike në kalanë e ‘Ali Pashës’! Olen Cesari flet për Report Tv: Promovojmë Shqipërinë në botë
27 Korrik, 22:13
-
Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron
27 Korrik, 22:02
-
A jeni dakord me 2/3 e listës së deputetëve të hapur dhe 1/3 e mbyllur? Ja si u votua në sondazhin e Shqiptarja.com
27 Korrik, 21:55
-
Lojërat Olimpike në Francë, flamuri i eventit u ngrit përmbys! Ngatërrohet Koreja e Jugut me të Veriut
27 Korrik, 21:35
-
Fusha e mbetjeve 3 ditë në flakë, protestë para Bashkisë së Vlorës: Duam Turizëm
27 Korrik, 21:24
-
Skandali/ Në Lojërat Olimpike, Shqipëria çoi një flamur imitim kinez! Luiza Gega s’do ta kisha mbajtur! Zhupa: E turpshme!
27 Korrik, 21:20
-
Sherr në restorantin në Vlorë, i mituri godet me thikë 38-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor
27 Korrik, 21:11
-
Mero Baze: Intervista e Ahmetajt si zhurmuese e pazarit për Kodin e zgjedhjeve
27 Korrik, 21:09