​Përçarja e PD, kushti i grupit
rebel për pajtim me Bashën

​Përçarja e PD, kushti i grupit<br />rebel për pajtim me Bashën
Lista ‘Basha’ dhe humbja e radhës në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit ka futur me shpejtësi Partinë Demokratike në një vorbull armiqësie politike. Në mungesë të një kompromisi të mundshëm në horizont, sipas gjasave, konflikti mes dy kampeve brenda llojit, do të përshkallëzohet në muajit në vijim, çka mund të dëmtojë interesat e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Tre muaj pas startimit të përplasjeve publike mes Lulzim Bashës dhe gardës së vjetër, në lojë ka hyrë ish-kryeministri, Sali Berisha. Ky i fundit, edhe pse e mbështeti për t’u rikonfirmuar në krye të PD, disa ditë më parë, artikuloi kritika të rënda në adresë të Lulzim Bashës, me sa duket për të zbutur të përjashtuarit nga lista e kandidatëve për deputetë. Në të gjitha daljet e tij, Berisha ka vënë theksin tek bashkimi dhe unifikimi i të gjithë faktorëve opozitarë. Ndërkaq, në mbledhjen e fundit të Kryesisë, edhe Lulzim Basha bëri thirrje për bashkim, duke vënë në pah se akuzat dhe debatet çojnë ujë në mullirin e kundërshtarit politik.

Kushtet e grupit rebel
Grupi anti-Basha në Partinë Demokratike, i cili u përjashtuar brenda një nate nga parlamenti i ri, ka artikuluar disa kushte për lidershipin demokrat, plotësimi i të cilave do të krijonte një klimë për pajtim dhe bashkim. Kushtet janë artikuluar gjatë javëve të fundit, kryesisht nga udhëheqësi i këtij grupimi, Astrit Patozi, por edhe nga Majlinda Bregu, Jozefina Topalli apo Arben Imami.

Një nga kushtet kryesore është kufizimi i mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, duke e përcaktuar në statusin e partisë, me dy ose tre mandate. Një tjetër kërkesë e rëndësishme është përcaktimi në statuti i dorëheqjes së kryetarit të partisë në rast humbjeje në zgjedhje. Grupi që mendon ndryshe kërkon gjithashtu kufizimin e kompetencave të kryetarit dhe kalimi i tyre në duart e forumeve të larta të partisë. Siç duhet, kushtet kryesore konsistojnë në largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i partisë me anë të parashikimeve në statut.

Për zgjedhjet
E ashtuquajtura garda e vjetër e Partisë Demokratike kërkon mbajtjen e përgjegjësive si dhe zhvillimin e një analize serioze për rezultatin në zgjedhjet parlamentare të 25 Qershorit. Gjithashtu, kundërshtarët e Lulzim Bashës kërkojnë rikthimin e votës së lirë në Partinë Demokratike, duke iu referuar pretendimeve për deformimin e votave në garën mes Eduard Selamit dhe Bashës. Ndërkaq, në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Partisë Demokratike, Jamarbër Malltezi i ka kërkuar Bashës që të dënojë personat që janë shfaqur duke votuar disa në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike. Të përjashtuarit nga lista kërkojnë gjithashtu respektimin e simboleve të PD, respektimin e vlerave dhe kontributeve në PD në vite, ftesë për rikthimin e demokratëve të larguar si dhe riorganizimin e Partisë Demokratike.
 

Mesazhi i Bashës pas mbledhjes së Kryesisë së PD
 
“Lajmi i sotëm është vendimi unanim i Kryesisë së Partisë Demokratike për të nisur menjëherë një proces analize dhe konsultimi me bazën demokrate duke përfshirë të gjithë simpatizantët e Partisë Demokratike me qëllim forcimin e Partisë Demokratike, reformimin, bashkimin dhe përballjen me Edi Ramën dhe qeverinë e dalë përmes tjetërsimit kriminal të vullnetit të shqiptarëve. Procesi do të nisë menjëherë dhe do ti hapë rrugë vendimeve të tjera që do të merren nga anëtarësia dhe forumet vendimmarrëse duke përfshirë Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike”.
 
 Kushtet kryesore të grupit rebel
1.Kufizim i mandateve të kryetarit të partisë, deri në dy ose tre mandate.

2.Kufizimi kompetencave të kryetarit dhe kalimi i tyre në duart e forumeve të larta të partisë.  

3.Përcaktimi në statut i dorëheqjes së kryetarit në rast humbjeje.  

4.Përfaqësimi lartë politik të diktohet me votë nga anëtarësia dhe forumet e PD.

5.Ndalimi dhe përcaktimi i masave për shkeljen e çdo neni të statutit të PD.

6.Mbajtja e përgjegjësive dhe analizë serioze për rezultatin në zgjedhjet e 25 Qershorit.

7.Respektimi u simboleve të PD, flamuri dhe shenjat dalluese.

8.Respektimi për vlerat dhe kontributet në PD në vite.

9.Ftesë e demokratëve të larguar që nga viti ’91 e deri më sot për t’u bashkuar.

10.Riorganizim i Partisë Demokratike, si nevojë e brendshme dhe sociale e Shqipërisë.

11.Dënimi i personave që u shfaqën duke votuar disa herë në zgjedhjet për kreun e PD.

12.Rikthimi i PD në shinat e legjitimitetit të votës së pavjedhur. 

Disa pyetje të dhëndrit të Berishës për Bashën
 
1.Pse nuk denoncuam çdo ditë dhe ku është dosja e dhunimeve të procesit zgjedhor? A kemi në PD një ekip që monitoron zgjedhjet? 

2.Po pse nuk u bë shembull për të gjithë monstra në Maliq që u kap me vizore duke tentuar të nxjerrë fletë-votimin e qytetares për të parë nëse kishte votuar për PS apo ta pushonte nga puna? 

3.A nuk do ishte më mirë që tua rikujtonim skandalet e qeverisë shqiptarëve? 

4.Çfarë ndodhi në çadër kur u organizua takimi për mbetjet? 

5.A ishte kjo fushata e duhur kundër kundërshtarit që nuk kishte mbajtur asnjë nga 41 premtimet e dhëna në 2013? 

6.Ku pati ndonjë spot TV apo fletëpalosje zyrtare që t’i kërkonte llogari dhe t’i kujtonte shqiptarët për premtimet e pambajtura pra që Edvin Rama është mashtrues? 

7.A ka nevojë PD për këshillin kombëtar? Nëse po pse ka mbi 3 vjet që nuk mblidhet në kundërshtim me statutin? Nëse jo, eja e shkrijmë si forum. 

8.A ka nevojë PD për kryesinë? Nëse po pse nuk diskutohen temat e rëndësishme në kryesi? 

9.A ka nevojë PD për departamentet apo jo? A do i respektojmë dhe dëgjojmë apo do i zëvendësoni me personazhe që lëvizin sipas interesave vetjake? 

10A është mirë që u hoqën të gjitha postet e punës të drejtuesve të Departamenteve nga selia e PD? 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin