VLORE- Pavarësisht kritikave të shumta, "Lungomare" në Vlorë tashmë ka marrë formë dhe i jep një pamje të këndshme qytetit.
 
Siç duket edhe nga këto pamje të fiksuara me dron, punimet thuajse kanë përfunduar dhe pritet inaugurimi i projektit më të rëndësishëm në Vlorë në funksion të turizmit.
 
Me këtë rast, aty organizohen edhe aktivitete të shumta, si ai i Steelwings Vlora, një festë për të apasionuarit e motorave.
 
Punimet për "Lungomaren" zgjatën plot tre vite për shkak të ndërtimeve pa leje përgjatë detit dhe problemeve me pronësinë. 

[gallery]22173[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com