Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë pasi akuzohet se ndiqte një vajzë të mitur.

Klauden Muçogllava, 26 vjeç, banues në Tiranë, i cili mësohet se është shpërndarës picash, prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme të miturën G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e 16-vjeçares ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta policin me inicialet  A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë kanabis.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Përndjekja", "Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike".

Njoftimi i plotë i policisë:

Përndjek shtetasen e mitur dhe kundërshton punonjësin e policisë.

Arrestohet 26 vjeçari nga Policia.

Gjatë kontrollit fizik i gjendet dhe lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë të Drejtorisë Vendore Tiranë, arrestuan shtetasin :

- Klauden Muçogllava, 26 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi është kryer, pasi prej dy javësh ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme shtetasen e mitur G.M., 16 vjeçe dhe gjatë përballjes me policinë në banesën e kësaj shtetaseje ka kundërshtuar dhe goditur me mjete të forta punonjësin e policisë, shtetasin A.T., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 29 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale "Përndjekja", "Kundërshtimi i punonjësit të Rendit Publik" dhe "Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike", parashikuar nga nenet 121/a, 236 dhe 283 të Kodit Penal.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com