​Përrenjas,PD e LSI bashkojnë
votat në këshill,rrëzojnë socialistët

​Përrenjas,PD e LSI bashkojnë<br />votat në këshill,rrëzojnë socialistët
PD dhe LSI duket se kanë filluar bashkëpunimin mes tyre. Ditën e  djeshme në këshillin Bashkiak të Përrenjasit anëtarët PD dhe LSI kanë bashkuar votat e tyre duke rrëzuar socialistët në lidhje me një projekt për 150 kazanë plehrash, projekt i cili nuk ka marrë miratimin e këshilltarëve socialistë.

Këshilli Bashkiak ishte mbledhur për të ishte për të marrë në shqyrtim dhe miratuar një projekt të zyrës urbanistike, i cili ka marrë mbështetjen e kryetares së bashkisë, Miranda Rira. Por në këshill kanë plasur debatet të cilat kanë vazhduar për disa orë.

Anëtarët e PS-së, të cilët janë pjesë e këshillit bashkiak, e kanë kundërshtuar këtë projekt, por në fund këshilli bashkiak e ka miratuar projektin pasi anëtarët e PD-së kanë bashkuar votat me LSI-në duke rrëzuar socialistët.

Firma e ka mbaruar kontratën e pastrimit dhe projekti i ri ka si qëllim kontraktimin e një firme tjetër për një periudhë 5 vjeçare.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin