Një peticion që i kërkon presidentit amerikan Donald Trump të bëjë të ditur menjëherë të ardhurat dhe taksat e ka kaluar kufirin e 100 mijë firmave të nevojshme për të siguruar përgjigje zyrtare nga Shtëpia e Bardhë.
Kufiri i firmave u kaluar në më pak se 24 orë pasi u bë thirrja për veprim, çka Tdo të thotë se Shtëpia e Bardhë është e detyruar të japë një përgjigje zyrtare brenda 60 ditëve.
Krijuar nga “A.D.”, peticioni i bën thirrje Shtëpisë së Bardhë që "të publikojë menjëherë të ardhurat dhe taksat e Donald Trump, me të gjithë informacionin e nevojshëm për të verifikuar aktivitetin në përputhje Klauzolën e Ndalimit të Përfitimeve".
“Konfliktet e paprecedentë ekonomikë të kësaj administrate duhet të jenë të dukshëm për popullin amerikan, përfshirë çdo dokument që mund të zbulojë ndikimin e huaj dhe interesat financiarë që mund ta vënë Donald Trumpin në konflikt me klauzolën kushtetuese të përfitimeve", thuhet në peticion.
Presidenti i ri prishi traditën, duke refuzuar të deklaronte të ardhurat dhe taksat gjatë fushatës zgjedhore. Pasuria e saktë e Trumpit është ende e panjohur, por Forbes jep një vlerësim neto prej 3.7 miliardë dollarësh.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com