​Petrit Vasili thirrje Ramës:
Tërhiqu nga taksa e shëndetit

​Petrit Vasili thirrje Ramës:<br />Tërhiqu nga taksa e shëndetit
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, njëherësh kryetar i Komisionit të Shëndetësisë, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërhiqet nga taksa e shëndetit.

Në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Vasili shkruan se në programin e punimeve të Kuvendit është futur sërish nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave.

Sipas tij, pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra, ndërsa me koncesionin që do të miratojë qeveria, ajo do të kushtojë me dhjetëra deri mijëra herë më shtrenjtë. 

“Tërhiqu kryeministër nga taksa e shëndetit. Në programin e punimeve të Kuvendit është futur përsëri nga qeveria miratimi i koncesionit të pullës së barnave. Pulla aktualisht kushton vetëm 6 lekë të vjetra. Me koncesionin, që do të miratojë qeveria, pulla do të kushtojë nga dhjetra deri mijëra herë më shtrenjtë. Thënë më thjeshtë: nga 6 lekë të vjetra mund të arrijë edhe deri në 31 mijë lekë të vjetra, pra rritje rreth 5 mijë herë.
Kjo, pasi pulla e barnave tash e tutje do kushtojë sa 2.4% të çmimit të shitjes me pakicë. Grabitje kjo që nuk është parë gjëkund. Kjo është taksa direkte më abuzive mbi shëndetin, që do paguajnë qytetarët. Shëndetësi falas nuk pati jo e jo, por për më zi akoma, po shtojnë dhe taksa të rënda si kjo e pullës, që i bën shqiptarët të paguajnë akoma më shumë për barnat.
Kryeministri nga ligji i dekoratave edhe tërhiqet, por kur vjen puna te ligjet, që u hanë lekët dhe i varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë të tjerët me koncesione, ai nuk tërhiqet kurrë. Tërhiqu kryeministër, kurseja vetes të paktën këtë gjynah, që lidhet me shëndetin’, shkruan Vasili.

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten

'Je zero me xhufkë!' Idajet Beqiri i përgjigjet Kalasë: Prandaj opozita ka vajtur në këtë derexhe e s'del nga skëterra ku e ka futur veten