​Pheniani gati mbushjet bërthamore
Trump: Do përballeni me zjarrin

​Pheniani gati mbushjet bërthamore<br />Trump: Do përballeni me zjarrin
Koreja e Veriut ka prodhuar me sukses një mbushje të vogël bërthamore që mund të përshtatet brenda raketave të saj, duke kaluar një prag kyç në rrugën për t'u bërë një fuqi bërthamore e plotfuqishme, thonë zyrtarë të zbulimit amerikan, raporton The Washington Post.
 
Analiza, e përfunduar muajin e kaluar nga Agjencia e Inteligjencës së Mbrojtjes, vjen në krye të një vlerësimi tjetër të inteligjencës që ngre ndjeshëm vlerësimin zyrtar për numrin total të bombave në arsenalin atomik të vendit komunist.
 
Shtetet e Bashkuara llogaritën muajin e kaluar se rreth 60 armë bërthamore kontrollohen nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ndërsa disa ekspertë të pavarur mendojnë se numri i bombave është shumë më i vogël.
 
Gjetjet ka të ngjarë të thellojnë shqetësimet rreth një kërcënimi ushtarak të Koresë së Veriut që duket se po përparon shumë më shpejt se sa ekspertët kishin parashikuar.
 
Presidenti Trump, duke folur të martën tha se Koreja e Veriut do të përballet me një reagim shkatërrues nëse kërcënimet e saj do të vazhdojnë.
 
"Ata do përballen me zjarrin dhe tërbimin të cilën kjo botë nuk e ka parë kurrë më parë”, u shpreh Trump.
 
Më herët Koreja e Veriut i përshkroi sanksionet e reja të OKB-së si një përpjekje për të "mbytur një komb" dhe paralajmëroi se do të përgjigjet seriozisht.
 
“IC (komuniteti i inteligjencës), vlerëson se Koreja e Veriut ka prodhuar armë bërthamore për mbushjen e raketave ndërkontinentale(ICBM)",raporton e përditshmja amerikane  The Washington Post.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga

Dedikim për vajzën që do të vijë në jetë, Bardhi: Emrin do ta zbuloj te kënga