Dy nga raketat ranë në brigjet lindore të provincës Kangwon të Koresë së Jugut pasi fluturuan rreth 250 km, shprehen zyrtarët në Korenë e Jugut.
Që nga lëshimi i një rakete balistike ndërkontinentale muajin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar se do të godasë territoret pranë ishullit Guam.
Ushtria amerikane thotë se testi I tre rakteva balistike me rreze të shkurtër nuk kërcënonte SHBA dhe Guam.
Testet e raketave të Koresë së Veriut shpesh vijnë si përgjigje e ushtrimeve ushtarake të Koresë së Jugut që përfshijnë dhe SHBA-të.
Mijëra trupa amerikane dhe koreano jugore po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara me kompjuter.
Rraketat u nisën në orën 06:49 të së shtunës me orën lokale, raporton Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Ushtria amerikane tha se dy raketa shpërthyen në fluturim dhe tjetra shpërtheu pothuajse menjëherë sapo u nis.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
