Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi ka reaguar pas prezantimit të platformës për bashkëqeverisje me qytetarin nga Kryeministri Rama. Nëpërmjet një statusi në facebook Çupi shkruan se nëpërmjet platformës Rama “fton qytetarët të bëhen bashkëpunëtorë në vjedhje”.
“Zoti Rama pasi vodhe çfarë munde, tani do ti bësh shqiptarët pjesë te vjedhjes tënde. Qytetarët duan qeverisje dhe jo show. Kryeministri flet për mekanizëm për përfshirjen e qytetarëve në qeverisje. Pasi vodhi sa nuk e di as cfarë i ka mbetur më këtij vendi pa zhvatur, sot i fton qytetarët të bëhen bashkëpunëtorë në vjedhje. Zoti Rama ndoshta nuk e di çdo të thotë të qeverisësh, sepse di vetëm të vjedhësh por qytetarët duan të qeverisen e të bëhen politika për përmirësimin e jetës së tyre. Ju nuk e dini çfarë është varfëria por ama dini shumë mirë si ta shtoni varfërinë. Njerëzit duan qeverisje jo shoë e propagandë. Po çudit të madh e të vogël me këtë shoë në TV tuaj , por që lodh shqiptarët duke të dëgjuar në këtë monolog pa kuptim.”, shkruan Çupi.

(Postimi i plotë i Dhurata Çupit në facebook)
/Shqiptarja.com