Këngëtarja Dua Lipa është midis 17 femrave që duhen ndjekur me vëmendje gjatë vitit 2017, sipas revistës amerikane “Playboy”.
Lista përfshin këngëtare, modele, aktore, DJ, artiste dhe aktiviste të cilat do ta bëjnë 2017-ën vitin e tyre, duke u prezantuar, falë rrjeteve sociale, ashtu si ato vetë dëshirojnë të ju t’i shihni.

“Këngëtarja e rritur në Londër dhe Kosovë shkaktoi trazirë kur nxori këngën e parë, “New Love”, gushtin e kaluar. Që atëherë, po të citojmë vetë Dua Lipën, ajo ka provuar se “nuk mund të zbutet”.
Ajo pranon edhe se jeton në çizmet e saj Vetements me taka 15 centimetra, stili i saj i inspiruar nga grunge music në kontrast të fortë me pamjen e një vajze të vogël”, shkruan Playboy.
“Me ritmet e lehtë vallëzues, relikte të rrymave të viteve ’90 karshi zërit të saj të fortë e të pasur, ajo është e vendosur që “t’jua heqë mendjen”. Kënga me të njëjtin titull (Blow your mind”) është luajtur thuajse 30 milionë herë në Spotify.
Nuk ka asnjë dyshim se 21-vjeçarja e ka konfidencën dhe zotësinë për t’ia arritur. Albumi debutues me emrin e saj del më 10 shkurt”.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com