​Plumbi rikoshet,laptopi i shpëton
jetën pasagjerit në Florida

​Plumbi rikoshet,laptopi i shpëton<br />jetën pasagjerit në Florida

Një dëshmitar dhe pothuajse viktimë e të shtënave në aeroportin e Fort Lauderdale në Florida tregon se si laptopi dhe çanta e shpinës mund t’i kenë shpëtuar jetën nga plumbat.
 
"Çanta e shpinës më shpëtoi jetën”, tha Steve Frappier për CNN. “Rashë dhe çantën e kisha mbi shpinë dhe në një moment ai qëlloi në drejtimin tim. Një nga plumbat bëri rikoshetë”.
 
Frappier vazhdoi me përshkrimin e skenës së çmendur në të cilën ai tha se ra përtokë dhe u mblodh “si breshkë me çantën mbi shpinë” kur u godit nga plumbi.
 
"Ndjeva që diçka më goditi në shpinë. Më vonë, shkova në banjë për të kontrolluar veten dhe pashë se plumbi kishte shpuar çantën dhe goditur laptopin. Kur i dhashë çantën FBI-së për ta investiguar,  ata gjetën plumbin që kishte mbetur në një nga xhepat”.
 
Në incidentin e ndodhur në aeroport, pesë persona mbetën të vdekur pasi Esteban Santiago shtiu me armë, para se t’i dorëzohej policisë.
d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf