​Poloni, mijëra persona protestojnë
kundër reformës në drejtësi
 

Mijëra persona në Poloni kanë mbushur rrugët jashtë parlamentit në Warsaw, për të protestuar kundër reformës në drejtësi, e cila i jep të drejtë çdo deputeti dhe ministrit të drejtësisë, të emërojë gjyqtarë pa pasur nevojë të konsultohet me institucionet e tjera juridike.

Sipas protestuesve, reforma e cila kaloi në parlamentin polak mëngjesin e të shtunës, jo vetëm që nuk do të lejojë pavarësinë e gjyqtarëve, por gjithashtu do të minojë edhe demokracinë.

Nga ana tjetër, qeveria shprehet se reforma është e nevojshme për shkak të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, i cili i shërben vetëm interesit të elitës.

Ndërkohë reforma ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi duhet që të firmoset fillimisht nga presidenti Andrzej Duda. Sipas asaj që raporton BBC, presidenti nuk ka dhënë asnjë shenjë për një bllokim të mundshëm me anë të vetos të reformës.

Që prej vitit 2015, kur Partia për Ligj dhe Drejtësi ka marrë pushtetin në Poloni, ka ndërmarrë  disa reforma të cilat kanë shkaktuar protesta masive.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq