​Poloni, reforma në drejtësi 
presidenti ofron kompromis

​Poloni, reforma në drejtësi <br />presidenti ofron kompromis
Presidenti polak, Andrezej Duda, ka propozuar një kompromis për sa i përket reformës në drejtësi e cila u bë shkaku që mijëra polakë të protestonin në Varshavë.

Gjatë mëngjesit të së shtunës, parlamenti në Poloni ka  kaluar një reformë e cila i jep të drejtën çdo deputeti dhe ministrit të drejtësisë që të emërojë gjyqtarët pa pasur nevojë të konsultohet me organet e tjera juridike.

Opozita polake është shprehur se kjo reformë mbi drejtësinë nuk do të thotë asgjë më shumë përveç humbjes së pavarësisë së gjyqtarëve.

Nga ana tjetër, gjatë një fjalimi, presidenti Duda ka thënë se Partisë për Ligj dhe Drejtësi do ti duhet më shumë se një shumicë e thjeshtë në parlament për të miratuar ndryshimet dhe nëse dhoma e ulët nuk e aprovon këtë reformë, ai nuk do ta firmoste.

Qeveria polake ka deklaruar se kjo është nj reformë shumë e nevojshme për sistemin e drejtësisë, pasi ky i fundit është i korruptuar dhe i shërben vetëm elitës.

Gjatë të martës mijëra njerëz të cilët mbanin qirinj në dorë, u grumbulluan jashtë pallatit presidencial për të protestuar kundër kësaj reforme.

Parlamenti është mbyllur që prej ditës së dielë, ku mijëra njerëz u organizuan në demonstrata në Varshavë dhe në qytetet e tjera.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi