Popullariteti i Presidentit amerikan Donald Trump, ka rënë në minimumin historik prej 60 vitesh, qysh nga periudha e Presidencës së Harry Truman.
Sipas një sondazhi të fundit të Abc/Washington Post, vetëm 39% e amerikanëve e mbështesin kreun e Shtëpisë së Bardhë.
Ndërkohë 59% e amerikanëve nuk besojnë se Trump mund ta çojë vendin drejt ndryshimit.
Nga ana tjetër vetëm 28% besojnë se ai mund ta bashkojë Amerikën, përkundër 6% që e sheh si një lider që e ndan në mes opinionin publik.
Kritikat ndaj tij vijnë në rritje edhe pas deklaratës së fundit të Trump, i cili i kërkoi NFL, ligës profesioniste të futbollit amerikan, që të pushojë nga puna lojtarët që nuk këndojnë himnin.
Sulmi i Presidentit amerikan nuk kurseu as kampionët “rebelë” të sportit amerikan.
Ai kthehet kundër atyre që kundërshtojnë praninë e Trump, në Shtëpinë e Bardhë apo protestojnë hapur kundër dhunës së policisë ndaj afro-amerikanëve.
“Presidenti tregon në total një mungesë respekti ndaj kampionëve tanë dhe ndaj ideve të të tjerëve”, tha drejtuesi i Nfl, Roger Goodell.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, edhe gjatë fushatës, por edhe tani që ndodhet në krye të Shtëpisë së Bardhë, vijon të sulmohet.
Sulmi i radhës vjen nga Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, pas deklaratave të trumpit lidhur me terrorizmin.
Kryetari i bashkisë nuk ka ngurruar të flasë për “persona injorantë”, duke iu referuar deklaratave të Trump, lidhur me çështjet islamike.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO