​Portieri Berisha, e ardhmja
vendoset në fund të sezonit

​Portieri Berisha, e ardhmja<br />vendoset në fund të sezonit
Etrit Berisha do të vendosë në fund të sezonit për të ardhmen e tij. Portieri i Kombëtares ndihet mirë te Atalanta skuadër tek e cila ka zhvilluar një kampionat të jashtëzakonshëm duke ndihmuar ekipin e Gasperinit me pritjet e tij të sigurojë kualifikimin në Europa League.

Megjithatë e ardhmja e Berishës nuk është vendosur ende dhe këtë të kuptohet në një intervistë vetë 28-vjeçari nga Prishtina. Te Atalanta dëshirojnë ta mbajnë me çdo kusht në skuadër Berishën, problemi i vetëm për klubin zikaltër është që Lazio që zotëron kartonin e kuqeziut kërkon më shumë se 7 milionë euro.

Gjatë këtij sezoni Berisha ka luajtur në formë huazimi te Atalanta nga bardhekaltërit. ”Gjithmonë e kam thënë dhe vazhdoj ta përsëris që këtu ndihem shumë mirë, jam i qetë, drejtuesit e skuadrës besojnë tek unë dhe qyteti më pëlqen shumë. Do të më pëlqente të qëndroja, në fund të sezonit, unë menaxheri im dhe Lazio do të marrim vendimin më të mirë për të ardhmen time”, deklaroi Etrit Berisha.

28-vjeçari foli edhe për ndeshjen e ardhshme në kampionat ndaj Milanit, duke theksuar se është një sfidë e vështirë për Atalantën që do të kërkojë të mbrojë vendin e 5-t, tashmë që vendi i 4-t, ngjason me një mision të pamundur.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë

VIDEOLAJM/ Përmbytet Vlora, shikoni garazhet e pallateve në Lungomare të mbushura me ujë