​Portugali, zjarr në pyll, të
paktën 62 persona të vdeku

​Portugali, zjarr në pyll, të<br />paktën 62 persona të vdeku
Të paktën 62 persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në pyll në zonën Pedrogao Grande në Portugalinë qëndrore.

Sipas autoriteteve shumë persona kanë humbur jetën të karbonizuar në makinat e tyre, ndërsa të tjerë kanë vdekur për shkak të asfiksisë nga tymi.

Janë edhe 59 persona të plagosur, ndër të cilët 14 janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në vendngjarje ishin 600 zjarrfikës, dhe disa prej tyre janë intoksikuar për shkak të tymit.

Sipas Kryeministrir Portugez, Antonio Costa, kjo është tragjedia më e madhe e ndodhur vitet e fundit. Në verë të vitit 2003, një tjetër zjarr në pyll në Portugali i mori jetën rreth 20 personave.

[gallery]22716[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset