​Presidenti Donald Trump vizitë
në Porto Riko e Las Vegas

​Presidenti Donald Trump vizitë<br />në Porto Riko e Las Vegas
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, viziton dy anët e tragjedisë amerikane, Porto Rikon e goditur nga uragani dhe qytetin e Las Vegasit, i cili u trondit nga vrasja më e madhe masive me armë, në historinë e SHBA-së. Trump është përballur me kritika për mënyrë e trajtimit të fatkeqësisë në ishullin e dëmtuar nga katastrofa natyrore në Porto Riko.

Trump ishte në  Porto Rikon ditën e djeshme, vetëm pas dy javësh kur uragani Maria goditi këtë territor amerikan. Ai është përballur me kritika për mënyrë e trajtimit të fatkeqësisë në këtë ishull, ku shumica e banorëve kanë mbetur pa energji elektrike dhe sinjale telefonike. Banorët po ashtu po përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe karburantit.
 
Pas udhëtimit në Porto Riko, Donald Trump, ai do të vizitojë sot Las Vegas, qytetin ku mbetën të vdekur së paku 59 persona dhe u lënduan 527 nga të shtënat me armë.Trump e ka quajtur sulmin në Las Vegas si “akt djallëzor” dhe ka shprehur “ trishtim, troditje dhe pikëllim” për të gjithë vendin.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave

Fier/ Të shpallur në kërkim për trafikimin e 11 emigrantëve, arrestohet njëri prej 3 personave