Presidenti iranian Hassan Rouhani ka kritikuar Presidentin Donald Trump lidhur me me vendin e tij dhe marrëveshjen bërthamore të 2015-s.
Gjatë fjalimit të tij në OKB Rouhani, ju referua atij si një fillestar në politikën ndërkombëtare dhe njeri pa principe. Presidenti iranian mohoi se vendi i tij do të ishte i pari që do të shkelte marrëveshjen, por shtoi se do të përgjigjeshin në mënyrë të vendosur ndaj shkeljes së saj nga ndonjëra palë.
“Retorika injorante, absurde dhe e urrejtjes e mbushur me akuza të pabaza, e cila u shpalos përpara jush një ditë më parë, jo vetëm që nuk ishte e përshtatshme për t’u dëgjuar në OKB, organizatë e themeluar për të promovuar paqen, por binte ndesh me kërkesat e tona për këtë organizëm, për të bërë së bashku kombet në luftën kundër terrorizmit”, u shpreh Hassan Rouhani.
Në fjalimin e tij në OKB të martën Trump e përfshiu Iranin mes një grupi regjimesh pa principe. Ai e cilësoi ujdinë nukleare si një turp për Shtetet e Bashkuara.
Presidenti amerikan e ka dënuar vazhdimisht ujdinë bërthamore e cila u arrit në 2015-n në Vjenë, duke i hapur rrugë heqjes së sanksioneve ekonomike ndaj Republikës Islamike.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com