​Prishja e Kullës së Prek Calit
Stërkaj thumbon Tom Doshin

​Prishja e Kullës së Prek Calit<br />Stërkaj thumbon Tom Doshin
Debati që shpërtheu për prishjen e kullës së heroit të Shkodrës  Prek Cali në Vermosh u kometua sot nga  deputeti socialisit i Qarkut Shkodër, Paulin Stërkaj në mbledhjen me deputetët dhe ministrat e PS.

 Në fjalën e tij ai tha se rasti i kullës po përdoret nga një deputet për qëllimet e veta, duke mos përmendur emër, por është e qartë që Stërkaj i referohet Tom Doshit.

“Ka pasur një problem në media për shtëpinë e Prek Cali, dua të informoj që nuk ka pasur lidhje me prishjen e Heroit, por disa individë të veshur me pushtet parlamentarë por edhe disa me ish-pushtet vendorë kanë vendosur me rikonstruktuar shtëpinë e Prek CAlit, e kanë prish ata e kanë shkatërruara ata. Është bërë procedura ligjore nga bashkia sipas ligjit, dhe pas dy javësh ka shkuar dhe janë prishur muret e vjetra. Na del një deputet dhe garanton do e bëj jo dy kat po tre kat se Ptrenk Cali ka njerëz gjallë, por aq sa e kam unë kushëri e ka edhe ai. Ky është dëm i madh, por ne vetëm e ke ruajtur shtëpinë e Prek Calit. Qëllimi është me i marrë tokën rreth shtëpisë pasi janë 40 hektarë tokë. Prandaj nuk ka lidhje me figurën e Prek Calit, por me trojet e tij, pasi kemi marrë denoncim nga nipi që po i dhunojnë shtëpinë e dajës, dhe pushteti lokal po merret me këtë” tha Stërkaj.

Deputeti Tom Doshi ishte politikani i parë që reagoi në lidhje me prishjen e shtëpisë së Prek Calit ku deklaroi se do të kontribuonte që brenda vitit të rindërtohej kulla shtëpia dhe që tashmë sipas tij do të jetë 3-katëshe.

“Unë kam ardhur në Vermosh për dy arsye e para sepse është mburrur e gjithë Malasia me emrin e Prek Calit jemi mburrë edhe ne si fis  edhe unë si kushëri i tij .Ata që mendojnë se Prek Cali s'ka lënë njeri mbrapa   e kanë gabim, njëri nga ata jam unë,Unë do ta mbroj. Më vjen keq për këta burrra që i pashë me lot në sy, kjo ishte nja pabesi e dy personave që i keni votuar si deputeti edhe kryetari  i bashkisë, Turp por kjo na bashkon të gjithë ata që jetojnë këtu dhe ata që jetojnë në diaspor. Ju kërkoj fale atyre që kontribuan për ndërtimin e kësaj shtëpie, por i garantoj se kjo shtëpi do të rindërtohet, unë do të kontribuoj për projektin shtëpia do të bëhet me tre kate,jo me dy sic ishte planifikuar do të bëhet edhe busti i Prek Cali, me shpresë do të gjejmë edhe eshtrat  do të bëjmë  varrin e Prek Calit. Këtë vit do të rindërtohet shtëpia e Prek Calit është krenaria e  Malësisë së Madhe,e  Shqipërisë, është hero kombëtar e kanë njohur 7 shtete nuk mund tia heqin emrin një polic dhe një kamerier që keni zgjedhur” është shprehur Tom Doshi.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë