TIRANE-Duket se heshtja në kampet kundërshtare politike zgjati pak ditë pas firmosje së marrëveshjes Rama-Basha, pasi tensionet ‘zgjohen’ sërish.
Kështu pas deklaratës së Bashës ku theksohet se Rama nuk mbajti premtimet, reagon selia e Partisë Socialiste.
Sipas PS, Basha pasi mbylli çadrën pasi mori postet e ministrave, tani sillet sikur i dhimbsen qytetarët me hallet e tyre.
"Pasi mbylli çadrën për ca poste qeveritare, Z. Basha po përpiqet tani të na mbushë mendjen se ka hallin e qytetarëve dhe problemeve të tyre. Ata që kundërshtuan dhe humbën me vetting-un, do të humbin gjithashtu në betejën për të fituar zemrat e shqiptarëve. Ata që luftuan për Vetting-un dhe fituan do të fitojne edhe betejën gjatë katër viteve të ardhshme për më shumë vende të reja dhe dinjitoze pune".
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com