TIRANE-Një kandidat i ri i PS për Bashkinë e Kavajës.
Duket se Partia Socialiste do të garojë për kreun e ri të Bashkisë së Kavajës me një kandidat të ri, ndërsa nuk do të jetë më kandidati i PS Klodian Shehi, emri i paraqitur nga Partia Socialiste më herët për të garuar nën logon e kësaj force politike për zgjedhjet e 7 majit, të cilat nuk u zhvilluan për shkak të situatës politike.
Shqiptarja.com mëson se, Dorian Murati, ish drejtor i ALUIZNI, drejtor aktual i OSHEE së Kavajës, është emri i lakuar sot si kandidat i PS për Bashkinë e Kavajës.
Në këtë garë, Partia Demokratike do të përfaqësohet nga Isa Sakja, i cili aktualisht mban postin e kryetarit të degës ë PD në Kavajë.
Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë publike kandidaturën e saj për këto zgjedhje, në të cilat do garojë me Maksim Konën, doktor i shkencave inxhinierike.
Emri i Muratit nuk është i panjohur, pasi më herët Asambleja e PS-së për Kavajën i kishte propozuar Kryesisë së partisë për vendimmarrje emrat: Idajet Camema, Dorian Murati, Megi Katroshi, Klodian Shehu, Ilir Gjuzi dhe Silvana Daja.
Burime konfirmojnë se PS ka në diskutim edhe emra kandidatesh të tjerë nga kampi rozë: si Sonila Peza, Valbona Karkini etj

Kandidati i PS për bashkinë e Kavajës Z.Dorian Murati
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com