​PS: Keqardhje, por LSI inskenoi
vetë ngjarjen tek zyra elektorale

​PS: Keqardhje, por LSI inskenoi<br />vetë ngjarjen tek zyra elektorale
DURRËS-Partia Socialiste e Durrësit shpreh keqardhjen për deklaratat e LSI që akuzon PS-në mbi shpërthimin me ekploziv të një zyre elektorale në qytetin e Durrësit.

Në një njoftim për shtyp, PS e Durrësit shprehet se, nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vetë LSI.

Më tej, PS bën thirrje që organet përkatëse të zbardhin ngjarjen sa më parë, ndërsa shton se asnjë tentative për tensionim të situatës nuk do të fitojë terren në qytetin bregdetar.

Në radhë të parë dënojmë ngjarjen e sotme dhe distancohemi nga ky akt i turpshëm vandal.
Kërkojmë nga organet ligjzbatuese hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të ngjarjes, e cila nuk i sherben aspak zhvillimit normal të procesit zgjedhor.
Shprehim keqardhje që LSI ende pa u kryer asnjë hetim nga organet ligjzbatuese nxiton të akuzojë.
Nxitimi për të akuzuar, më së shumti, ngre dyshimet për një ngjarje të inskenuar nga vet LSI me synim përdorjen e saj për qellimet elektorale të ditës.
Asnjë tentativë për tensionimin e situates nuk do mund të dalë me sukses pasi fushata në tërësi ka qenë e qetë dhe pa probleme.
Qytetarët e Durresit e refuzojne dhunen dhe tensionin pasi duan të shkojnë të qetë drejt kutive të votimit për të shprehur me votë vullnetin e tyre të lirë
”.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve