​PS-LSI debate në Komisionin e
ligjeve për Administratën Publike

​PS-LSI debate në Komisionin e<br />ligjeve për Administratën Publike
TIRANE-Nuk ka kaluar pa debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku është diskutuar për çështjet e Administratës Publike.

Megjithë mungesën e opozitës, deputeti i LSI, Luan Rama ka shkëmbyer replika me ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito si dhe me komisioneren për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha.

Në rendin e ditës të Komisionit ishte diskutimi i raporteve vjetorë të dy institucioneve, Departamentit të Administratës Publike dhe Komisionerit për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Luan Rama ka ndërhyrë gjatë raportimit duke përmendur performancën e dobët të punonjësve të Administratës Publike si dhe problemet shpesh herë të pazgjidhura ta kostove financiare që shkaktojnë moszbatimi i vendimeve gjyqësore nga ana e institucioneve.

” Ne e dime se çfar ndodh me ata titullar që i largojnë këta punonjës nga puna me një kosto financiare tepër  të madhe të buxhetit të shtetit gjykata detyron të jepen paga pa fund ,dhe si konkluzion askush nuk mban përgjegjësi,të gjithë jemi dëshmitar të një niveli skandaloz me të cilin përfaqësohen një pjesë e ministrive këtu,për shkak të faktit që në stafet e tyre kanë njerëz që nuk kanë profesionalizmin e duhur ,që nuk kanë meritën e duhur dhe që nxjerrin zbuluar gjithë këto që themi në lidhje me administratën publike.Duhet gjetur përgjegjësi për faturën financiare të gjyqeve, të punonjësve të penalizuar që gjykata është shprehur që duhet të dëmshpërblehen financiarisht ose të kthehen në vendet e punës", u shpreh Luan Rama.

"Vendimet e gjykatës nuk zbatojnë ligjin ,ata që nuk plotësojnë kriteret do të qëndrojnë në listë pritje.Gjykatat nuk bëjnë jetim të tillë por duhet bërë një hetim i këtyre vendimeve për të parë se sa bëjnë hetimet administrative të asaj që kërkon ligji dhe në fund urdhërojnë kthimin e punonjësit në vendin e punës dhe pagimin e pagës deri sa të kthehet në punë", ka shtuar Pranvera Strakosha.
Ndërsa ministrja Harito ka theksuar se Reforma në Administratën Publike është prioriteti që ka marrë vlerësimin më pozitiv nga BE gjatë dy viteve të kaluara, krahasuar me 4 prioritetet e tjera.

Sipas Haritos në administratën publike janë gjithsej në 90 mijë vetë, prej të cilëve 17 mijë nëpunës civilë, që trajtohen me një ligj të posaçëm i cili na mbron nga rekrutimet partiake.
“Nëse ekziston vullneti politik që të 90 mijë punonjësit t’i kalojmë në shërbimin civil, unë jam e para që do të isha shumë e lumtur për këtë gjë, në mënyrë që të gjithë nëpunësit në Republikën e Shqipërisë, të rekrutohen sipas të njëjtave kritere me ato të shërbimit civil”, është shprehur Harito.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë

FOTO/ Ja pamjet e Plarent Dervishajt dhe Juljan Meçajt nga ambientet e Policisë në Tiranë