​Pse nuk na pëlqen zëri ynë
kur e dëgjojmë të regjistrua

​Pse nuk na pëlqen zëri ynë<br />kur e dëgjojmë të regjistrua
Na ka ndodhur të gjithëve, herën e parë që kemi dëgjuar zërin tonë të regjistruar, nuk na ka pëlqyer. Dhe për këtë ka një shpjegim shkencor.
 
Arsyeja pse nuk e njohim zërin kur e dëgjojmë ka të bëjë me funksionet e veshit, në sipërfaqe, në mes dhe në brendësi të tij. Pjesa e mesme është ajo që forcon dhe mbart zërin në pjesën e brendshme, e cila e përkthen atë në sinjale në tru.
 
Tingujt që hyjnë në veshë tanë janë dy lloje: Ata që përcillen nga ajrin (kur e dëgjojmë zërin të regjistruar) dhe ata që përcillen nga kockat (kur e dëgjojmë zërin duke folur).
 
“Kur njerëzit e dëgjojnë zërin e tyre të regjistruar, mungojnë tingujt me të cilët janë mësuar ta dëgjojnë veten kur flasin. Dëgjojnë vetëm zërin ashtu siç e përcjell ajri, domethënë ashtu siç e dëgjojnë të gjithë”, shpjegon otorinolaringologu Chris Chang.
 
Zëri që nuk na pëlqen kur e dëgjojmë është ai që dëgjojnë të gjithë të tjerët, me të cilin nuk jemi mësuar. Dhe kjo është arsyeja e vetme që nuk na pëlqen zëri ynë kur e dëgjojmë të regjistruar. /Telegrafi/
d.i./Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare