​Putin gati të takohet me Trump
por përgatitjet "kërkojnë muaj"

​Putin gati të takohet me Trump<br />por përgatitjet
Putin nuk e ka parë ceremoninë e përurimit të presidentit Trump. Të paktën kështu deklaroi zëdhënësi i presidentit rus Dimitrij Peskov.
 
"Presidenti rus Putin do të telefonojë Donald Trump në ditët në vijim për ta uruar për detyrënh e re. Për më tepër është gati ta takojë. Por ky takim do të bëhet jo shumë shpejt ndoshta në muajt në vijim" shtoi Peskov.
 
Kremlini nuk e ka fshehur entuziazmin që Trump është në krye të Shtëpisë së Bardhë. Manjati e ka konsideruar homologun e tij një lider të fortë dhe inteligjent

Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, por përgatitjet për takimin midis tyre mund të marrin muaj dhe jo javë, bëri të ditur një zëdhënës i Kremlinit.
 
Donald Trump mori pushtetin si presidenti i 45-të i SHBA dje, pasi fitoi zgjedhjet kundër kandidates demokrate Hillary Clinton.
 
Marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë arritën në nivelin më të ulët që nga koha e luftës së ftohtë nën drejtimin e Barack Obamës, me tensionet që u rritën për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe krizës në Siri.
 
"Nuk do të ndodhë në javët që vjen, le të shpresojmë për më të mirën, që takimi të bëhet në muajt e ardhshëm", tha për agjencinë ruse TASS zëdhënësi i Presidentit Putin, Dmitri Peskov.
 
Kremlini shpreson për dialog konstruktiv, por paralajmëron se diferencat do të ketë ende. Peskov tha sot në një intervistë me televizionin shtetëror se do të ishte "iluzion" të prisje që marrëdhëniet ruso-amerikane të mos kishin kundërshti.
 
"Suksesi i lidhjeve dypalëshe do të ishte që të zgjidhnim diferencat përmes dialogut", tha Peskov.
 
Ai shtoi se Putin do ta merrte së shpejti në telefon presidentin Trump për ta uruar për marrjen e detyrës. 


d.i./Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot