​Putin mesazh ngushëllimi: Fidel
Kastro mik dhe besnik i Rusisë

​Putin mesazh ngushëllimi: Fidel<br />Kastro mik dhe besnik i Rusisë
MOSKE-“Fidel Kastro ishte një mik i vërtetë dhe besnik i Rusisë”. Me këto fjalë Presidenti i Rusisë i ka dërguar një mesazh ngushëllimi presidentit të Kubës, Raul Kastro për ndarjen nga jeta të liderit historik, Fidel Kastro.

Ne mesazhin e tij, Putin vlerëson figurën e revolucionarit, duke e konsideruar atë si një besnik dhe mik të Rusisë.

“Emri i këtij shteti të shquar është konsideruar me të drejtë një simbol i një epoke të tërë në historinë e botës. Kuba e lirë dhe e pavarur të cilën ai dhe aleatët e tij e ndërtuan u bë një anëtar me ndikim e komunitetit ndërkombëtar dhe ishte një shembull frymëzues për shumë vende dhe popuj.

Fidel Kastro ishte një mik i vërtetë dhe besnik i Rusisë.

Ai personalisht ka investuar një pjesë të madhe në themelimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ruso-kubane, bashkëpunim të ngushtë strategjik në të gjitha sferat. Ky njeri i fortë dhe i urtë gjithmonë dukej me besim për të ardhmen. Ai mishëron idealet e larta të një politikani, qytetari dhe atdhetari”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Putin.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë

Paris 2024/ Rezultati u vendos me fotofinish, Noah Lyles njeriu më i shpejtë në botë