​Putin:Sulmi global ndaj K.Veriut i
mundshëm, por pasojat të paqarta

​Putin:Sulmi global ndaj K.Veriut i<br />mundshëm, por pasojat të paqarta
 ‘Një sulm global për të c’armatosur Korenë e Veriut do të ishte i mundur , por i pasigurtë do të ishte rezultati, duke qenë se wshte një vend i mbyllur’, deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.

“A mundet dikush të lancojë një sulm global c'armatosës? Po. A do t’i arrijë objektivat për këtë? Është e paqartë sepse askush nuk e di me siguri se ku është cfarë në territorin e Koresë së Veriut- tha Putin ndërsa i adresohej Forumit Ndërkombëtar për eficensën e energjisë .

Ai shtoi se nuk ka siguri 100 % për objektet që ka Koreja e Veriut duke qene së është vend i mbyllur.
 
Putin tha se retorika shtrënguese e Penianit dhe përpjekjet për të folur nga ‘’pozita e forcës’’, vetëm sa i jep më shumë pushtet udhëheqjes së Koresë së Veriut. Ai u bëri thirrje të gjitha palëve të qetësohen dhe të angazhohen në dialog.
 
“Të gjitha palët duhet të gjejnë mënyra për të bërë dialog ballë për ballë mes Koresë Veriore dhe SHBA-së, si dhe mes Koresë Veriore dhe vendeve tjera në rajon”, ka thënë ai.
 
Vetëm një gjë e tillë do të mund të ndihmonte në gjetjen e balancave dhe vendimeve të aryeshme.
 
Presidenti shtoi se rusia nuk mund të qëndrojë e heshtur për krizën koreane përsa kohë ka në kufi korenë e veriut. ‘Ne kemi një kufi të përbashkët dhe rrezja e testimit nuklear të Koresë shtrihet 200 km larg kufirit me Rusinë.
 
Ndërsa tensionet në gadishullin Korean rriten, moska dhe pekini vazhdimisht i kanë bërë thirrje ëashingtonit dhe penianit të gjejnë mënyrën për bisedime të drejpërdrejta. Më herët, Rusia dhe Kina sugjeruan një iniciativë "të dyfishtë" për të ftohur krizën.

Sipas propozimit të përbashkët, Veriu do të pushojë testet bërthamore dhe lëshimet e raketave në këmbim të ndaljes së stërvitjes së përbashkët ushtarake SHBA- kore e jugut në rajon. SHBA e kundërshtoi planin, duke thënë se është "e lejuashme" të kryejë ushtrime me aleatët e saj dhe "kjo nuk do të ndryshojë".

Në të vërtetë, SHBA-ja ka sinjalizuar se nuk është e gatshme të bisedojë me Phenianin. 


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën

‘Spaçatorit’ i prishet ‘terezia’! Momenti kur kapet 'mat' duke përgatitur kokainën