Presidenti Putin ka telefonuar homologun e tij Erdogan dhe e ka uruar për fitoren e referendumit që i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese.

Burime afër presidentit turk bëjnë me dije se gjatë bisedës telefonike është folur edhe për përshpejtimin e përpjekjeve pwr normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe për rëndësinë e bashkëpunimit për forcimin e armëpushimit në Siri.

Putin, ka uruar presidentin Erdogan, një ditë pas telefonatës së presidentit Trump, që uronte homologun e tij për fitoren e referendumit dhe e falenderonte për përkrahjen e sulmit të SHBA mbi baqzën ajrore në Siri.

Turqia votoi të dielën “pro” ndryshimeve kushtetuese që e bëjnë Turqinë republikë presidenciale dhe i kalon akoma më shumë kompetenca presidentit Erdogan. 

Redaksia Online 
Er.K/shqiptarja.com