Presidenti Putin, ka nisur një vizitë pune në qytetin Sevastopol në Krime, pjesë të cilën e ka aneksuar Moska, më shumë se 3 vite më parë.
 
Putin pritet të vizitojë një muze, ekspozita me artefakte rreth historisë së Krimesë dhe një kompleks memorial, të personave që e kanë mbrojtur Sevastopolin, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
 
Kjo është vizita e tij e nëntë në Krime, prej periudhës kurRusia e ka aneksuar në mënyrë të paligjshme këtë pjesë, në mars të vitit 2014, hap i cili u ndëshkua me sanksione nga SHBA dhe BE.
 
OKB me anë të një rezolute, ka përcaktuar se aneksimi është i paligjshëm, duke i bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar, “të mos njoh ndonjë status” të këtij gadishulli.
 
Ukraina ka protestuar edhe më herët ndaj vizitave të Putinit në Krime, duke i cilësuar si “shkelje të madhe të pavarësisë dhe integritetit territorial”.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com