80 predha luftarake të artilerisë së rëndë janë evidentuar e sekuestruar në tunelin e Qafë-Shtamës. Policia bën me dije se këto predha janë evidentuar pasi tuneli është hapur si pasojë e eropzionit pasi ai rezultonte i bllokuar pas ngjarjeve të 1997.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në hyrje të tunelit nr 2 të Qafë-Shtamës në fshatin Selic-Mat, ka disa predha luftarake menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar  në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar 60 predha të kalibrit 12mm, dhe 20 predha me madhësi 30 cm.

Nga hetimet  paraprake të kryera nga grupi i ekspertëve rezulton se ky tunel ka qenë i bllokuar që pas ngjarjeve të vitit 1997, por si pasojë e erozionit, tuneli është hapur e ne hyrje te tij, kishin  dale në sipërfaqe predhat luftarake.

Predhat janë sekuestruar në vendi i ngjarjes nga ana e policisë dhe u  janë dorëzuar dhe lënë në ruajtje Policisë  Ushatrake.

Materialet proceduriale i'u referuan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)