​Raketa balistike,MPJ thirrje Koresë
së Veriut: Ndaloni provokimet

​Raketa balistike,MPJ thirrje Koresë<br />së Veriut: Ndaloni provokimet
Koreja e Veriut ka alarmuar sërish botën, teksa ka kryer testin e radhës, duke lëshuar një tjetër raketë balistike. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.

Në një deklaratë për media, MPJ dënon ashpër lëshimin e raketës balistike me rreze të mesme të kryer nga Koreja e Veriut, duke e cilësuar atë një shkelje të hapur dhe të përsëritur të të drejtës ndërkombëtare dhe të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së. 

Më tej, Ministria i bën thirrje Koresë të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin korean. 

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë dënon në termat më të ashpër lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme të kryer sot nga Republika Popullore Demokratike e Koresë. Kjo shkelje e hapur, e përsëritur, e të drejtës ndërkombëtare dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së tregon se regjimi koreanoverior është i vendosur të vazhdojë të sfidojë komunitetin ndërkombëtar duke përshkallëzuar më tej tensionin në rajon dhe kërcënuar në mënyrë serioze sigurinë globale. Qeveria shqiptare i bën thirrje RDPK të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean".

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza