NTO ka reaguar pas hedhjes së raketës së dytë balistike nga Koreja e Veriut.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e cilësoi verpimin e Koresë së  Veriut si ”shkelje e pamatur e rezolutave të OKB-së”, ndërsa  kërkoi edhe një përgjigje globale.

“Lëshimi i një rakete nga Koreja e Veriut është një shkelje tjetër e rrezikshme e rezolutave të OKB-së që ndalon për Phenianin çdo zhvillim të armëve balistike dhe bërthamore. Ky kërcënim i madh kundër paqes dhe sigurisë ndërkombëtare kërkon një përgjigje botërore”, shkruan Stoltenberg në Twitter.

Koreja e Veriut ka kryer sot testin e radhës duke lëshuar një raketë balistike e cial ka kaluar mbi Japoni, duke krijuar tensione të reja në rajon.

Raketa arriti një lartësi prej rreth 770 km  duke fluturuar në një distancë pre3.700 km përpara se të binte në oqean, rreth 2 mijë kilometra në lindje Hokkaidos.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com