Veç seriozitetit nuk kanë munguar dhe momentet e shakave mes politikanëve.

Ndërkohë që Meta dhe Nishani janë brenda në presidencë dhe pritet të dalin jashtë, duket se Rama dhe Berisha nuk i kanë kursyer batutat mes tyre, të cilët flasin dhe qeshin tërë kohën.

E ndërsa më tutje kemi Lulzim Bashën i cili nuk i hedh aspak sytë nga ata.

Vapa e madhe duket se e bezdis Monikën e cila duket tek bën fresk tërë kohën, dhe ndoshta ishte aq e zënë duke bërë fresk, sa më vonë është kujtuar se nuk i kishte dhënë dorën as Bashës. 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com