“I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri”, shkruan Dule në Tëitter.
Rama deklaroi gjatë një dreke në fshatin Goranxi të Dropullit, kryeministri Edi Rama sulmoi Dulen duke thënë se ai zgjodhi të futej në listën e PD me çamin Dashamir Tahirin, ndërsa u dorëhoq nga posti i nënkryetarit të Kuvendit për shkak të Shpëtim Idrizit.
Rama: Bashën e rregulluam, Dules si t’ia bëjmë?!
Nje ‘sulm” per vota dhe brenda “fisit” te Vangjel Dules ne Dropull, atje ku e mendon vetem me te forte, ka realizuar kryeministri Edi Rama sot.
Nderkohe qe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar sot pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ne banesen e krushkut te tij ne Dropull.
“I shndërruar në kyefjalë të delirium-it Rama 24h e fundit, interesimit të medias dhe opinionit i përgjigjem se nuk merrem më me këtë njeri’, shkruan Dule ne nje status ne rrjetet sociale.
Sakaq, me heret, në vijim të vizitës së tij në Gjirokastër, Rama drekoi në fshatin Goranxi në Dropull në familje minoritare.
Llambi Varsami, i zoti i shtëpisë i shërbeu raki kryeministrit, e ne bisede e siper i tha se Dulen e ka krushk.
“Bashën e rregulluam”, i tha Rama, po Vangjel Dules si t’ja bëjmë?!”
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com