​Rama: Luli, si shalqini me provë
Berisha? Tremb syrin e keq

​Rama: Luli, si shalqini me provë<br />Berisha? Tremb syrin e keq
TIRANË-Nga Kashari ku mbajti një takim elektoral, kryeministri Edi Rama ironizoi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

“Luli djalë i mirë, tani që e njoh them që është djalë i mirë, por për punë në Tiranë? Ai është si shalqini me provë. E provuat në Tiranë ca ishte Luli, sa i bërë ishte. Shlaqinin me provë dac lëreni aty, dac të piqet, dac të kalbet, lëreni aty. Ata që do votojnë lulin do ndjehen pishman”, tha Rama duke sugjerua jo vetëm demokratët por edhe socialistët që të mbajnë foton e Bashës në dhomën e gjumit të fëmijëve.

“Lulin madje mbajeni në dhomën e gjumit të fëmijëve, se e di si flenë fëmijët si qingja. Me atë të qeshurën ai, të relakson, të vë në gjumë, fëmijëve do u duket si Eleonora, bukuroshja e përgjumur, kurse Saliun mbajeni në dhomën e pritjes se tremb syrin e keq. Plas syri i keq po e mbajtët Berishën në dhomën e pritjes”, u shpreh Rama.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset