​Rama-Metës nga Vlora:
Koalicioni, një histori pengmarrje

​Rama-Metës nga Vlora:<br />Koalicioni, një histori pengmarrje
Kryeministri Edi Rama flet hapur mbi koalicionin e PS me LSI-në.

Nga Vlora, Rama theksoi se përse PS duhet të qeverisë e vetme.

Sipas kryeministrit, historia me koalicionin i bëri të kuptojë se gjithë kjo ishte një pengmarrje plot presion me kushtet për të marrë drejtori e ministri.

Kjo nuk mund të ndodhi më, t’ju japim mundësinë njerëzve siç e meritojnë. Këtu edhe një ish-polic bëhet drejtor muzeu. Na duhet të krijojmë makinerinë e shtetit e jo të partive. Kjo është histori pengmarrje, ose ta pranoj koalicionin ose kap tepsi më të madhe te partia tjetër. Ky është ankand, ca lidhje ka kjo me demokracinë, shtetin. Dalin thonë përralla në televizion dhe dhëmbët në tepsi kur fiken kamerat. Na ndihmoni të mos mbyllim gojën kur shohim padrejtësira dhe të mos bëjmë dot gjë. Demokracia nuk është anarki dhe pazar. Nëse demokracia funksionon është që shtetit të funksionojë siç duhet”, u shpreh Rama.

Rama tha se ka ardhur koha që PS të qeverisë e vetme nëse fiton zgjedhjet e 25 qershorit, pasi e vetme pa koalicione administrata shtetërore të jetë e tillë dhe jo e ndarë mes pushtetesh partiake.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin