​Rama në Kavajë: Socialistë
e demokratë, votoni PS

​Rama në Kavajë: Socialistë<br />e demokratë, votoni PS
KAVAJË-Partia Socialiste ka mbyllur sot fushatën elektorale në qytetin e Kavajës.

Rama ka ftuar socialist e demokratë të votojnë Partinë Socialiste.
“Pa dallime partiake të votojmë PS”

Ai tha se “duke u bashkuar të majtë dhe të djathtë me 25 qershor pas katër vitesh të gjithë ju do të thoni: Nuk kishim parë gjë akoma!”

Shefi i qeverisë iu drejtua votuesve të PS-së në 2013, duke u shprehur se çdo zhgënjimi i tyre në katër vjet është një arsye më shumë për të votuar PS në 25 qershor dhe për të mos lënë në mes betejën.

“Sa i përket votës për bashkinë e Kavajës nuk besoj se ka nevojë për shumë fjalë. Çunat e Kavajës mund te zgjedhin, në fletën e bashkisë 1, në fletën për Shqipërinë 2, x lërjani në dorë Lulit, Titit, Benit dhe kaubojsit”, tha Rama.

Por ndërsa Kavaja voton më 25 Qershor dhe për zgjedhjet lokale, Rama u kërkoi kavajsve që të zgjedhin socialistët për drejtimin e Bashkisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve