​Rama në Librazhd: Më ndihmoni të
përmbys sistemin që mban peng vendin

​Rama në Librazhd: Më ndihmoni të<br />përmbys sistemin që mban peng vendin
LIBRAZHD-Kryeministri Rama ka folur troç nga Librazhdi gjatë takimit të sotëm elektoral.

Teksa ka pranuar se nuk kanë bërë sa duhet, por vetëm sa kanë pasur mundësi, Rama ka kërkuar ndihmë nga shqiptarët. Që ti japin votën PS që kjo e fundit të marrë në dorë e vetme fatet e vendit.

Nuk kemi bërë sa duhet por sa kemi mundur, nëse na e jepni fuqinë të plotë do të bëjmë 4 fishin e atyre që kemi bërë në 44 muaj. Na duhet forcë, vendosmëri dhe kokëfortësi e madhe për ti sprapsur hordhitë e gjykatësve, hordhitë e partive që sulmojnë administratën dhe që ia nxijnë jetën njerëzve, hijet e së kaluarës që duan të mbajnë peng vendin. Na ndihmoni, më ndihmoni të përmbysim sistemin që po mban peng vendin, ngrijeni lart flamurin kuqezi, të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”, tha Rama.

Sipas Ramës, PS mund të bëjë shumë më shumë nëse ka timonin e vetme në dorë.

Siç luftuam dhe fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për të rritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë më parë. Kemi bërë shumë. Më shumë akoma mbetet për të bërë. Po ka edhe shumë për të humbur, nëse Partia Socialiste nuk mban, pa të tjerë në prehër, timonin e reformave”, u shpreh kryeministri në mitngun në Librazhd.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)