​Rama në Poliçan: Në këmbim
të votës po jepet teza e Maturës

​Rama në Poliçan: Në këmbim<br />të votës po jepet teza e Maturës
POLIÇAN-“Tezat e provimeve nuk mund t’i nxjerrë askush në Pazar për vota. Në këmbim të votës po jepet teza e Maturës. Kopja e tezës në këmbim të kartave ID për votat”.

Ky ishte denoncimi i kryeministrit Edi Rama sot gjatë një fjalimi në çeljen e fushatës së PS në Poliçan, që ka qenë ndalesa e radhës për kryeministrin.

Sot në mëngjes dëgjova me trishtim një lajm që maturantëve po u ofrohet kopja e tezave të provimeve në shkëmbim të parave dhe kartave të identitetit të familjarëve të tyre. Dua t’u them se kjo është një mashtrim sepse tezat janë të sekretuara që askush nuk mund t’i nxjerrë në pazarin e votave. Dua t’i them atyre që gjenden përpara kësaj oferte mashtruese që jo vetëm ta refuzojnë, por edhe të kuptojnë se mjafton një ofertë e tillë që shkel dinjitetin e prinderve tuaj për t’u bashkua edhe më të vendosur për Partinë Socialiste” , u shpreh kreu i PS.

Rama u ka kërkuar poliçanësve një mandat të plotë për PS pas 25 Qershorit.

Në fjalën e tij, Rama tha se ditën e zgjedhjeve qytetarët do të marrin një vendim të rëndësishëm për skuadrën që duhet të drejtojë punët e vendit.

Më 25 Qershor duhet të shkojmë në zgjedhje jo si tifozë partish, por si shqiptarë që duam të gjithë së bashku që vendi të ndahet nga një histori e gjatë dhe e mundimshme e shtetit të copëtuar në republika partish, që në emër të forcave që kanë për shkak të votës ndajnë zyrat e shtetit mes tyre” , tha Rama në Poliçan.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri