​Rama: Nëse doni shkatërrim
votoni PD-në më 25 Qersho

​Rama: Nëse doni shkatërrim<br />votoni PD-në më 25 Qersho
TIRANË-Në kuadër të zgjedhjeve të 25 qershorit, Partia Socialiste zhvilloi një takim elektoral me banorët e zonës së Saukut.

Të pranishëm në këtë takim ishin Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj si dhe deputetë të qarkut të Tiranës.

Në fjalen e tij, Kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të shohin e votojnë si alternativë, Partinë Socialiste.

Sipas Ramës, PS di të ndërtojë shtet kurse PD vetëm shkatërron.

“Nëse doni ata policët barkderra që hanë fara dhe nuk dinë të bëjnë punën votoni PD, nëse doni njerëzit të varen në kangjellat e spitalit me recetë në dorë, votoni PD. Nëse ju ka marrë malli për një shkollë që mund të merrni diplomë pa frekuentuar, votoni PD. Nëse doni të fillojë historia  e maturës shtetërore që bëhet kopje shtetërore, shkoni votoni PD. Nëse doni që reformat të kthehen 3 vite pas, votoni PD. Por nuk besoj se do e bëni këtë pasi, PS është alternativa e zhvillimit. Brenda pak minutash i japim rrugë Vettingut në Parlament”.

Kryeministri deklaroi se me arritjen e marrëveshjes me Bashën u sigurua pjesëmarrja e të gjithë qytetarëve. Po ashtu, ai theksoi se marrëveshja nuk shkel kushtetutën dhe asnjë ligj, ndaj dhe sipas tij, e vetmja datë ligjore ishte 25 Qershori.
 
Ne arritëm të imponojmë ndryshimet kushtetuese edhe pse nuk kishim shumicën e nevojshme, edhe Vettingun që zhbllokohet. Ja dolëm që PD të kthehet në zgjedhje, se ne kemi thënë gjithmonë, i duam në zgjedhje sepse duam të gjithë qytetarët në zgjedhje. I duam në zgjedhje sepse na shijon më shumë fitorja ballë për ballë se sa duke i lënë në çadër. Ajo që është e rëndësishme është se ne nuk shkelëm kushtetutën, nuk shkelëm as ligje kur shtymë me 1 javë datën e zgjedhjeve, ishte e vetmja shtyrje e mundshme ligjore. Ne besojmë që nëse u themi njerëzve që duam të bëjmë shtet, duhet të jemi të parët që respektojmë ligjin. Nëse u themi njerëzve që jemi të gjithë të barabartë para ligjit, jemi të parët që duhet të sillemi si të barabartë”.

Kryeministri Edi Rama falënderoi Kreun e Bashkisë Erion Veliaj për transformimin e Tiranës gjatë këtyre dy viteve, duke sjellë një pamje krejt tjetër nga ajo e katër viteve të drejtimit të saj prej Lulzim Bashës. “E falënderoj që ka ndryshuar Tiranën. Mu kujtua kur vija këtu të bëja fushatë si kryetar Bashkie.  Tani ka ndryshuar çdo gjë prej lali Erit. Luli e mori Bashkisë edhe pse ju nuk ia dhatë. Dhe si gjithmonë gjumë. Nuk punoi krahasuar me lali Erin. Me Veliajn, Tirana ka marrë gjithë ritmin që humbi”, tha Rama.

Por edhe kreu i Bashkisë Veliaj falënderoi kryeministrin Rama për mbështetjen që i ka dhënë Bashkisë për kryerjen e investimeve për përmirësimin e infrastrukturës dhe të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
Sot e kemi shumë më kollaj të bëjmë urbanizim, e kemi shumë më kollaj të hedhim asfalt, e kemi shumë më kollaj të bëjmë lulishte, e dini pse? Qeveria e Edi Ramës thuajse ka legalizuar gjithçka, që ishte për të legalizuar në këtë njësi dhe në të gjithë Shqipërinë. Nëse në 4 vitet e Edit si kryeministër u legalizua 10-fish më shumë se ata të tjerët imagjinoni se çmund të bëjmë në 4 vitet e tjera për të përfunduar të gjithë procesin e legalizimeve. Nëse në 4 vite u arrit të zhbllokohet procesi i Vetingut dhe është çështje minutash përpara se Edi Rama të kthehet në Parlament për të votuar vettingunn dhe për t’i dhënë të gjithë shqiptarëve drejtësi”, tha Veliaj, Kreu i Bashkisë kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të votuar PS në mënyrë që të vijojë mbështetjen për investimet në Tiranë.



Tahiri, Vettingu: Votim historik për të pasur një Shqipëri të drejtë

Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri gjatë këtij takimi me banorët e Saukut, e konsideroi votimin e Vetting-ut që do të behet ditën e sotme në Kuvend, si një votim historik për ta kthyer Shqipërinë edhe njëherë te mundësia për ta bërë një vend më të drejtë.

‘’Betejën 25-vjeçare me padrejtësinë dhe korrupsionin në gjykata, me gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar ne e fituam brenda një jave. Betejën me korrupsionin në gjykata dhe padrejtësinë e fituam brenda një jave dhe kjo falë besimit tuaj. Falë besimit të çdo qytetari në Shqipëri. Dhe për këtë arsye pas pak minutave ai votim, do jetë votimi historik për ta kthyer Shqipërinë edhe njëherë te mundësia për ta bërë një vend më të drejtë. Kështu që në qoftë se je një qytetar që sot ke një problem dhe që pret ta zgjidhësh te gjykata, dije që nuk do të të dalë më përballë gjyqtari i korruptuar, dije që nuk do të dalë më përballë prokurori i korruptuar. Dhe në qoftë se je një qytetar që do të ndërtosh një Shqipëri të drejtë për fëmijën tënd, për familjen tënde, dhe do të kesh një të ardhme të sigurt, Shqipëria, po do jetë ky vend, edhe më i drejtë, dhe më i sigurt. Kjo falë jush, falë PS-së dhe falë vullnetit tonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë më të drejtë realisht’’ tha Tahiri.



Kreu i PS Tiranë nuk ka la pa komentuar edhe marrëveshjen mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha. 

’Miqtë e mi, me shumë gjasë shumë prej jush kanë menduar se punët janë të zgjidhura. Tani Edi Rama dhe Lulzim Basha bënë një marrëveshje, kështu që punët u zgjidhën! Jo, nuk është kështu në fakt. Ajo ishte një marrëveshje për të mos e çuar Shqipërinë në humnerë. Por në datë 25, ne do të ndajmë të shkuarën nga e ardhmja, në datë 25, ne do të ndajmë nëse do votojmë një qeveri dhe një kryeministër që mendon për njerëzit apo ca të tjerë që deri dje kanë menduar për veten. Në datë 25, ne do të ndajmë bashkë nëse Shqipëria do qeveriset për Shqipërinë që duam, bashkë me qytetarët, apo do bëjmë mbrapsht! Kështu që në datë 25 ka vetëm një alternativë për të qeverisur vetëm PS me mbi 71 deputetë. Dhe kjo është falë punës tuaj dhe energjive tuaja dhe pasionit tuaj’’ tha ndër të tjera Tahiri.


  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat