​Rama: Partitë e tjera si kanceri
na bënin presion për drejtori e zyra

​Rama: Partitë e tjera si kanceri<br />na bënin presion për drejtori e zyra
KORCE-Nga Erseka në një takim elektoral, kryetari i PS, Edi Rama njëherazi dhe kryeministër u shpreh se vota kunder PS do të ishte para e vjedhur nga xhepi i tyre.

Sipas Ramës, partitë e vogla ekzistojnë në një qeveri vetëm për të bërë presion për poste drejtorësh dhe jo për reforma.

“Vota për të tjerët është votë për t’iu dhënë mundësi atyre për të futur duart në xhepin tuaj, në punën tuaj në punët e shtetit tonë. Janë forca që nuk kanë lidhje me shtet ndërtimin që për 27 vite kishte krijuar sistemin kanceroz që po nuk morëm kaq drejtori e zyra nuk e lejojmë shtetin të ndërtohet as reformat që të bëhen”.

Madje Rama duke qenë në vendlindjen e Fan Nolit tha se ky i fundit nuk do të gjejë rehat as nëntokë nëse vota nuk shkon për PS.

“Unë besoj shumë se këtu në Kolonjë ju nuk duhet të votoni si socialistë apo demokratë dhe duhet të votoni si nipërit mbesat e Fan Nolit, mendoni sikur ti kërkoni një mendim peshkopit të madh. Fan Noli e të tjerët do rrotullohen në varr nëse coni votën për të tjerët”.

“Është krijuar një sistem i partive që hyjnë nëpër zyrat e shtetit, një parti merr drejtoritë një inspektoratet, një licencat, një hipotekat dhe qytetarët janë viktima të një sjellje jo dinjitoze dhe të poshtërimit kur shkojnë për të marrë shërbimin në zyrat e shtetit. Nuk kemi për të pasur një shtet serioz nëse nuk ua heqim administratën e shtetit partive nga dora. Duhet t’i japim fund historisë së shushunjave që ushqehen me gjakun e njerëzve. Kjo histori nuk zgjidhet nëse populli nuk vendos ti japë fund” tha mes te tjerash Rama.

Sipas kryeminstrit edhe kreu i PD, Lulzim Basha nuk mund të marrë drejtimin e vendit sepse nuk di të bëjë shtet.

“Si ka mundësi që demokratët të votojnë për PD dhe Lulzim Bashën që deri para 2 javësh bënte thirrje për të shpuar gomat dhe tani thotë jam kryeministër i ekonomisë. Ai dhe PD nuk mund të marrin drejtimin e vendit se nuk kanë lidhje me vendosmërinë për ta bërë këtë vend shtet”, tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj