​Rama: Pastrojmë çdo centimetër
rrugë për Shqipërinë që duam

​Rama: Pastrojmë çdo centimetër<br />rrugë për Shqipërinë që duam
Kryeministri Edi Rama, ashtu si çdo ditë edhe sot, me anë të një statusi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka përshëndetur  dhe  uruar një ditë të mbarë të gjithë shqiptarëve.

Këtë herë Rama ka zgjedhur që përshëndetjen e tij ta shoqëronte me disa foto të Forcave të Armatosura, të cilat janë duke pastruar aksin rrugorë Qafë Gjashtë- Qafë Botë- Sarandë.

“Mirëmëngjesi dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto foto nga aksioni i pastrimit të aksit Qafë Gjashtë - Qafë Botë - Sarandë. Pas shpalljes së emergjencës mjedisore, Forcat e Armatosura janë përditë në terren këto ditë të nxehta përgjatë çdo segmet rrugor, kufitar dhe bregdetar ku po pastrohet çdo cm rrugë, për Shqipërinë dhe Turizmin që duam, me mjedis të pastër”, shkruan kreu i qeverisë në statusin e tij.

rama ne fb 20 korrik
(Statusi i kryeministrit Edi Rama në Facebook)

[gallery]23164[/gallery]

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët