​Rama publikon foto nga sheshi
Skënderbej: Gati për pak javë!

​Rama publikon foto nga sheshi<br />Skënderbej: Gati për pak javë!
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook foto nga sheshi Skënderbej dje dhe sot gjatë punimeve për rikonstruksionin e tij.
 
Punimet në qendrën e kryeqytetit vijojnë intensivisht prej muajsh, ndërsa siç paralajmëron kryeministri, ato do të përfundojnë shumë shpejt. 
rama ne fb
(Foto e publikuar nga Rama në Facebook)

Duke krahasuar dy pamjet e sheshit kryesor të kryeqytetit, Rama shkruan se pamja e re e sheshit do të jetë gati brenda pak javësh. Sipas kryeministrit, qendra e re e Tiranës do t'i bëjë krenar të gjithë qytetarët.
 
"MIRËMËNGJES 😀
dhe me këtë imazh të Sheshit Skënderbej në 2013 dhe sot, ju uroj një ditë të mbarë me bindjen se edhe pak javë do të ndjeheni të gjithë krenarë, pa dallim bindjesh a simpatish politike, për qendrën e kryeqytetit tonë, shtruar me qilimin e gurëve nga të gjitha trojet shqiptare e nga krejt krahinat e Shqipërisë, mbi të cilin në ditët me diell rrjedh uji i shiut i mbledhur në "barkun" e tij🌹
 
Ky shesh do të jetë kartvizita e bukur e Shqipërisë që duam
🇦🇱🇪🇺", shkruan Rama në Facebook. 
rama1
(Postimi i kryeministrit në rrjetin social)
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai! Rivalët ofruan 1 mln euro për ‘kokën’ e tij