Takimi u shoqërua me batuta edhe mes Ramës e Majkos, Saimir Tahirit e Erion Veliajt.
Spikati një personazh me emrin Sadam, i cili kishte shërbyer dikur në RENEA.
Në bisedimin e transmetuar në ERTV, nuk munguan batutat por dhe thumbat mbi partinë.
Rama tha se Majko do të jetë aq i lashtë sa dhe djalit të Zahos do i japë një teser partie. Por dhe Majko nuk kursen përgjigjet, duke u kapur mbi fatin e partisë.
Rama: Do na japesh ndonjë kafe se të kemi ardhur ketu tani. Se nuk e njihni ju, e shihni keshtu, me Majkon po te jesh në kafe të thotë na merr pi kafen time. 126 vjet do rrojë ai, do na shoqërojë në varreza të gjithëve, do japë intervista pastaj, ja si e njihja këtë e atë, apo jo? Pandi do i japë teserën e partisë djalit të Zahos, se e ka zakon për teserat.
Majko: Djalit të Zahos? Do i shpjegoj kur të më pyesë ku vajti partia, hë se do e shpjegojë pak më vonë do i them.
Vjen një qytetar me emrin Sadam.
Rama: Quhesh Sadam?
Sadami: Po ashtu quhem
Rama duke treguar Majkon: Ky është Xhorxh Bush
Majko: Ti jeton në fshat dëgjoje Sadamin cfarë do thotë tashi
Sadami: Mirëserdhe zoti kryeministër në lagjen tonë. Kanë ndodhur ndryshime në lagjen tonë
Rama: Këtë emrin Sadam kush ta ka vënë Pandi?
Sadami: U ndërrua sistemi, unë punoja tek forcat RENEA e Policia e Shtetit. Më pas më vunë pseudonim
Majko: Te lufta e Kuvajtit
Rama: E mo lali Eri e sheh, apo jo mo Saje Qorri
Majko: Si vajti kjo punë, lali Eri, Lali Pandi, lali Sajmiri
Rama: Unë jam Edvin Droga, ai Saje Qorri se kështu na kanë cilësuar. Ti Saimir je zhytur në narkosocializëm, ke Norigen, Sadamin e Xhorxh Bush këtu
Rama: O Pandeli në Varrezat e Dëshmorëve e ke parë sa është transformuar
Majko: Pyet këta sa kanë me familjen e LANÇ se LANÇ na ka mbledhur ne pa LANC nuk ka PS
Rama: Pse këtu nuk na the ndonjë gjë të re
Majko: Kjo qe ke dëshmor në familje të krenon pak
Rama: Pse mo do të krenohem se kam dëshmor në familje tani, secili krenohet me punën e vet
Veterani: Mund të jetë nipi qerrata e pastaj hajde krenohu
Majko: Ekzakt, e qerrata, qerrata, po të kemi kujdes se jemi në ERTV ne tani live (qesh)
Rama: Ti je në rregull, je dëshmor i gjallë, apo je në tentativë
Majko: Kur dilte Tahiri e fliste për fondacionin ‘Qemal Stafa’, ne thoshim, oi po ky sa i ngjaka Qemal Stafës
Tahiri: Se mos e ha dhe unë si Qemal Stafa (plas gazi)
Rama: Kur e ke bërë programin e pensioneve, ua ke prezantuar?
Majko: Po mo po, pse nuk janë takuar me deputetin 4 vjet ata, po mo po do u vete të gjithëve e do u shpjegoj, ore, këta me PS nuk duan të dëgjojnë, janë të gjithë shumë të qartë që puna ka radhë, këta duna të shikojnë. Në momentin që do shohin se cfarë ka ndryshuar nga PS do shohin cfarë ka ndryshuar para praghut të derës së vet. Se jo të gjitha llafet e politikës i besojnë
Rama: Ore ca thua ti, u ke thënë që janë 240 milionë dollarë për rritje pensionesh, ua ke thënë këtë
Majko: Jo këtë nuk ua kam thënë
Rama: Lali Eri, ca thoshte Fevziu mbrëmë”, e pyeti Rama kryebashkiakun Veliaj për intervistën e mbrëmshme?
Veliaj iu përgjigj jo pa humor: E mora me zor pas emisionit e cova te sheshi “Skenderbej”. I pëlqeu shumë, bëri edhe foto.