Rama shkruan se vota unanime në Kuvend është pikënisja e zbatimit të ligjit të shumëdiskutuar të Reformës në Drejtësi.
Megjithatë, kryeministri pranon se pa tre vendet e opozitës, funksionimi i komisionit ad hoc është i pamundur.
Ai shton se kjo situatë mund të vonojë zbatimin e ligjit, por ai nuk do të ndalohet.
(Postimi i Ramës në Facebook)
"Procesi i zbatimit të Ligjit të Vetingut nisi me votën e Kuvendit sapo👍Mund ta vonojnë po as Vetingun as Shqipërinë nuk e ndalojnë dot", shkruan Rama.
Kuvendi votoi sot në seancë të jashtëzakonshme ngritjen e komisionit të Vettingut me tre anëtarë të mazhorancës.
Ndërkohë, që ky komision të jetë funksional, janë të domosdoshëm 6 anëtarët e tij. Pra, për zbatimin e Vettingut nevojiten edhe tre anëtarët e opozitës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com