​Reagon ish-deputeti i PD-së, Uldedaj:
Ishte Tom Doshi që bleu vota, jo ne

​Reagon ish-deputeti i PD-së, Uldedaj:<br />Ishte Tom Doshi që bleu vota, jo ne
 
Një ditë pas deklaratës së Tom Doshit, i cili tha se kandidati i Partisë Demokratike në Bashkinë e Vau Dejësit, Zef Hila ka fituar mandatin me votat e blera nga LSI-së, ka reaguar edhe PD.
 
Në një deklaratë të shpërndarë për mediet, Kryetari i Grupit të Punës në zgjedhjet e 21-qershorit për Bashkinë e Vau Dejës, Gjokë Uldedaj i ka hedhur poshtë akuzat e Doshit, duke akuzuar këtë të fundit për blerje votash për kandidatin e majtë.

"Ja kuptoj edhe hallin e madh dhe sikletin që po kalon zotëria në fjalë, duke demostruar një pështjellim dhe çorientim të plotë politik, jo vetëm nga efekti i humbjes së thellë të 21 qershorit, në bashkinë Vau Dejës, të cilën publikisht e pati marrë përsipër dhe kërkojë ta hipotekonte, si çiflik për vete”, shprehet Uldedaj.
 
Diku i kujtuar Doshit se me 21 qershor, ka shënuar rekordin e humbjes së 5-të radhazi, në Bushat dhe Bashkinë e Re Vau Dejës, Uldedaj nënvizon se, ishte Doshi që bleu vota. 

“Është fakt dhe të gjithë e dinë dhe e konfirmojnë si drita e diellit se ishte Tom Doshi, që bleu vota, jo vetëm të premten dhe të shtunën, por 20 ditë radhazi, duke përdorë skemat e vjetra të sekserëve. Por kësaj radhe disa sekser që ne i kemi me zë dhe me figurë, duke e konsideruar Tomën si të dështuar, dolën më të zgjuar se ustai i tyre, i morën parat dhe kryen punët e veta. Këtu futen edhe disa isha të PD-së, që punuan kundra nesh, për interesa thjesht personale, se forca e tyre përball elektoratit ishte e degraduar e shpëlarë”, përfundon Uldedaj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

 Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje

Të paktën 19 të vdekur dhe 'shumë të zhdukur' nga përmbytjet në Bosnje