​Referendumi në Greqi, Tritan Shehu
thirrje emigrantëve për të votuar “Po”

​Referendumi në Greqi, Tritan Shehu<br />thirrje emigrantëve për të votuar “Po”
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Tritan Shehu u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Greqi që në referendumin për marrëveshjen e borxhit të votojnë “Po”.

Sipas tij, Greqia të dielën voton për të ardhmen e saj europiane dhe se, kjo konfirmohet veçse me një votë "Po" në referendum.

Shehu nënvizon se, në të kundërt e ardhmja e Greqisë hyn në shtigje të pa njohura, aventureske e të rrezikshme.

“Si miq të popullit grek, si europianistë që jemi ne urojmë e shpresojmë një fitore të "Po". Kjo është e vetmja e ardhme edhe për emigrantët shqiptarë aty. Vota e tyre në të gjitha gjasat mund të jetë vendimtare.

Emigrantet shqiptarë në Greqi duhet të jenë krejtësisht në mbështetje të fitores së Greqisë evropiane”, shprehet Shehu.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)